Buta së shpejti sjell këngën “Rich”

Mediale Vip

Buta së shpejti sjell këngën “Rich”

Më: 4 mars 2022 Në ora: 22:00
Buta

Reperi i njohur, Buta është drejt finalizimit të projektit më të ri muzikor.

Kështu ka paralajmëruar reperi në një postim të fundit në llogarinë e tij të Instagramit, ku numëron mbi 300 mijë ndjekës.

Përmes disa imazheve ku shihet në veshje të ndryshme, Buta zbuloi për fansat se kënga mban titullin “Rich”, ndërsa tha se do të publikohet shumë shpejt.

“Buta – Rich, shumë shpejt”, ka shkruar reperi nga Ferizaj në mbishkrimin e fotografive.

Kujtojmë që projekti i tij i fundit është “Telebingo” i lansuar në dhjetor të vitit të kaluar dhe deri tani numëron mbi dy milionë klikime në YouTube.

Ndryshe, Buta kohë më parë i dha fund beqarisë, duke kurorëzuar dashurinë me partneren e tij prej shumë vitesh. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat