Ndërron jetë aktori i “Game Of Thrones”

Mediale Vip

Ndërron jetë aktori i “Game Of Thrones”

Më: 5 mars 2022 Në ora: 10:19
John Stahl

Aktori i “Game Of Thrones”, John Stahl ka vdekur në moshën 68-vjeçare. Aktori skocez luajti rolin e Rickard Karstark në dy seri të serialit të famshëm.

Agjentja e tij, Amanda Fitzalan Howard e përshkroi atë si “një aktor me aftësi të jashtëzakonshme dhe një personazh të fortë të teatrit skocez”.

“John ishte një aktor me aftësi të jashtëzakonshme dhe një njeri i fortë i teatrit skocez, ku u shfaq në prodhime të shumta, si dhe në The Royal Shakespeare Company dhe The National Theatre”, u shpreh ajo duke shtuar se ndërroi jetë në Ishullin Lewis më 2 mars 2022 dhe la pas gruan e tij, Jane Paton.

Në karrierën e tij, Stahl u shfaq gjithashtu në prodhime të shumta teatrale, duke përfshirë shfaqje në The Royal Shakespeare Company dhe The National Theatre.

Pas lajmit tragjik për vdekjen e tij, fansat dhe kolegët e tij ndanë homazhe të përzemërta për aktorin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat