Beniada zbulon kolegen e re pas Alesias në moderim

Mediale Vip

Beniada zbulon kolegen e re pas Alesias në moderim

Më: 10 mars 2022 Në ora: 17:27
Beniada Nishani

Vetëm pak javë më parë, Beniada Nishani iu bashkua stafit të “Procesit Sportiv” së bashku me Edi Manushin dhe Alesia Bamin. Megjithatë vetë Manushi zbuloi në një intervistë në festën e Big Brother Vip se Beniadën do e shihnim edhe pjesë të “E diell”.

Vetë Beniada ka publikuar një foto me Argjira Spancën, shoqëruar me mbishkrimin: “Diçka po zihet”.

Ylli i Big Brother Vip ka lënë të kuptohet se në programin e së dielës do të jetë krah Argjirës, por pa zbuluar detaje se për çfarë bëhet fjalë.

Image
Beniada Nishani dhe Argjira Spanca

Beniada fitoi simpatizantë të shumtë nga eksperienca në BBV, për shkak të natyralitetit dhe gjuhës shqipe të shqipëruar me pak probleme. Megjithatë ky tipar, ndryshe nga çdo rast tjetër, bëri që ta kishin më shumë qejf e të kthehej në një nga banorët më të preferuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat