Arta Dade publikon fotot e nusërisë

Mediale Vip

Arta Dade publikon fotot e nusërisë

Më: 11 mars 2022 Në ora: 23:41
Arta Dade

Arta Daden nuk e kishim parë ndonjehërë jashtë kormizave të politikanes, por në një intervistë të fundit për emisionin ‘Rudina’, ajo ka treguar ca detaje për jetën e saj që nuk i dinim. Ndër to dje sakrificat për të veshur fustanin e bardhë.

Arta ka treguar se me bashkëshortin nuk ka këmbyer unaza dhe se e ka pasur shumë të vështirë të gjente fustan të bardhë.

“Ishin ndaluar për ato që kishin në familje anëtarë partie dhe nuk duhej të vishnin fustan të bardhë, konsiderohej si shfaqje e huaj. Nuk kemi këmbyer as unaza dhe vendosëm të vishesha. Në fakt, nuk gjenim as fustan të bardhë. Është gjetur te një italiane që kishte filluar t’i sillte nga Italia. Në darkë kam veshur fustan që e kisha qepur vetë se që 12 vjeç i  qepja vetë rrobat e mia. Kanë qenë disa stofe të hollë kinezë që e qepa vetë për ta mbajtur. U martova pa marrë diplomën se duhej të bëja 1 vit stazh, më pas të merrja diplomën. Djalin e kam lindur pas 1-2 vitesh, nuk doja që kur të mbroja diplomën të isha shtatzënë. Albi tani është 45 vjeç. Nipin e kam 25 vjeç”, tregoi Dade.

Image
Arta Dade me burrin e saj

Ndër të tjera ish politikania ka rrëfyer edhe një situatë me producentin Esat Teliti, me të cilin kishte bashkëpunuar për festivalin e 13 të RTSH-së. 

“Kur bëra provën për prezantim ai më tha sa e bukur je bërë dhe unë nuk i fola 4 ditë. Tani na pëlqejnë komplimentet por në atë kohë nuk ishim mësuar”, tregoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat