“Të vret natën dhe të qan ditën”

Mediale Vip

“Të vret natën dhe të qan ditën”

Më: 12 mars 2022 Në ora: 10:47
Donaldi

Meridiani ka qenë një ndër banorët që ka pasur raporte jo të mira me Donaldin.

Madje ai është larguar pas nominimit të aktorit.

Pas kësaj ai ka pasur një përplasje me binjakun e aktorit, Romeo Veshaj.

Së fundmi, gjatë një interviste televizive, ka folur për raportin që ka me aktorin e humorit duke thënë se ka ndryshuar shumë pas famës që mori.

Por përveç Donaldit, ai nënkuptoi se miqësia me Arjolën nuk është si më përpara.
“Ka pasur njerëz që për lidhjen e Beatrix dhe Donaldit më kanë ofenduar dhe kur u ndanë më kërkuan falje. Unë doja që njerëzit t’i njohim kur kanë pushtet dhe pasuri. Dhe kur njerëzit merrnin pushtet tjetërsoheshin.

Rasti konkret është Donaldi. Unë nuk kam asnjë kontakt me të tani që jam jashtë por brenda nuk më ka pëlqyer. Me ata që kam folur ne shtëpi flas ende, përfshirë edhe Beatrix. Me të kam folur shumë me mesazhe. I kemi thënë njëri-tjetrit të njëjtat fjala të mira që kemi thënë brenda.”, tha ai.

Kur u pyet që të përshkruante lojën e ish banorëve kur ishin brenda, Meridiani tha për Donaldin: “Të vrasin natën dhe të qajnë ditën. E lidh me veten time. Nuk kam asnjë kontakt me të.“

Ndryshe, Arjola ka prishur marrëdhëniet me një pjesë të madhe të banorëve. Ajo nuk komunikon as me Donaldin, Meridianin, Egzonën dhe disa të tjërë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat