Donaldi dhe Beatrix japin shenjën e parë që janë bashkë

Mediale Vip

Donaldi dhe Beatrix japin shenjën e parë që janë bashkë

Më: 12 mars 2022 Në ora: 17:02
Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj

Donaldi dhe Beatrix duket se po japin sinjalizimet e tyre për lidhjen e dashurisë që u duk sikur stopoi pas Big Brother Vip.

Ka qenë Veshaj ai i cili ka publikuar një palë syze dielli me skelet të bardhë pak minuta më parë, shoqëruar me mbishkrimin: “Këto janë syze për goca më duket”.

Deri këtu pati vend për aludime, por na mbetej të prisnim se cilën prej vajzave të përfolura për këtë histori, do e shihnim me këto syze.

Image
Postimi i Donaldit

Pas këtij postimi ka ardhur dhe një video nga Beatrix, e cila provon modele të ndryshme syzesh, të ngjashme me ato që ka vendosur Donald.

“Nuk më mungojnë asnjëherë një palë të tilla”, ka shkruar ajo.

Image
Postimi i Beatrixit

Mos vallë këto dy postime ishin një shenjë që dyshja janë sqaruar dhe janë bashkë?

Ne nuk po themi gjë, po lëmë postimet të flasin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat