Kanye West pezullohet nga Instagrami

Mediale Vip

Kanye West pezullohet nga Instagrami

Më: 17 mars 2022 Në ora: 09:20
Kanye West

Meta vendosi ta largoj nga Instagrami për një kohë ish-bashkëshortin e Kim Kardashian, reperin Kanye West.

Kompania e teknologjisë, e njohur më parë si Facebook, pezulloi llogarinë e Kanye në Instagram për 24 orë më 16 mars për shkelje të politikave për gjuhën e urrejtjes, bullizmin dhe ngacmimin, tha një zëdhënës i Meta për E!News.

Sipas zëdhënësit, Meta e ka kufizuar yllin e “Heartless” që të postojë, komentojë dhe dërgojë mesazhe brenda një afati.

Zëdhënësi tha se kompania shpesh ndërmerr hapa shtesë kundër llogarive që thyejnë vazhdimisht rregullat, duke shtuar se Meta do të shtojë më shumë sanksione nëse Kanye vazhdon të shkelë politikat e tyre.

Është e paqartë se cili nga postimet e Kanye ka shkelur politikat, por ai ka postuar për Kim Kardashian, Pete Davidson, Trevor Noah, Michael Che dhe DL Hughley në ditët e fundit.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ye (@kanyewest)

Kanye këtë kohë ka qenë i përfshirë në një çështje me ish-gruan dhe partnerin e saj të ri, komedianin Pete Davidson.

West dhe Kim u ndanë ligjërisht disa javë më parë, gjersa ndajnë bashkë katër fëmijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat