4 gjërat që nuk i dinit për Bella Hadid!

Mediale Vip

4 gjërat që nuk i dinit për Bella Hadid!

Më: 20 mars 2022 Në ora: 10:35
Bella Hadid

Nuk është e nevojshme të jesh një fans i modës për të njohur Bella Hadid. Ajo ka dalë plotësisht nga hija e motrës së saj Gigi Hadid, duke u paraqitur në shumë sfilata mode të rëndësishme, kopertina dhe fushata të ndryshme.

Por fakti që ajo shfaqet gjithmonë në ekranet tuaja, nuk do të thotë që modelja është një libër i hapur, ndaj këtu janë pesë gjëra që ndoshta nuk i dinit për Bella Hadid, por që tani do t’i mësoni.

1.Hadid ka mësuar si të kalërojë që në vogëli

Bella Hadid zbuloi se nëse modelet e tjera kanë pasion jogën, ajo ka kalërimin. Ajo gjithashtu ka zbuluar se ka qenë duke u stërvitur edhe për Olimpiadën e 2016-ës.

Nëna e saj, ish-ylli i “Real Housewives of Beverly Hills”, Yolanda Foster, shpjegoi në një postim se ambiciet e Bella-s për të kalëruar u ‘frenuan’ nga kontraktimi i sëmundjes Lyme. (Nëna dhe vëllai i saj, Anëar, gjithashtu e kanë atë.)

Ajo ka bërë një emër për veten në industrinë e modelimit, ndërsa lufton me simptomat e Lyme çdo ditë.“, u shpreh mamaja e saj.

2.U zhvendos në New York për të ndjekur shkollën e fotografisë

Përpara se të ndiqte hapat e motrës së saj në pasarelë, Hadid u zhvendos në New York për të ndjekur shkollën e fotografisë.

Thuhet se ajo kishte qenë e interesuar për këtë temë që në fëmijëri, por ndonëse ajo e njihte mirë kamerën, të qëndruarit përpara saj e vendoste në siklet.

Bella tha për “Teen Vogue në 2014” se të qënurit modele ka qenë më tepër një ëndërr e Gigi-t. Pak nga pak ama, ajo u mësua të qëndronte përpara kamerës dhe ta pëlqente këtë eksperiencë.

3.Hadid i leu flokët në ngjyrë kafe për t’u dalluar nga motra e saj e madhe

Unë thjesht kam një personalitet më të errët. Dhe motra ime duke qenë bionde dhe unë brune, është një ndarje e mirë”, ka thënë ajo.

4. Krahasohet shumë me aktoren e njohur, Jennifer Lawrence

Vetë modelja ka treguar se krahasohet shumë me aktoren dhe se kur u panë për herë të parë në Met Gala 2015, i është dukur shumë e çuditshme si eksperiencë.

“Unë as nuk e di nëse ajo e di këtë. Betohem se bëmë kontakt me sy”, ka thënë Hadid. “Më duhej t’i shtrëngoja dorën ndërsa hynim brenda, dhe thashë: ‘Kjo është kaq e çuditshme‘”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat