Kiara Tito tregon historinë: Kisha lënë takim me një djalë, u futa në makinë tjetër

Mediale Vip

Kiara Tito tregon historinë: Kisha lënë takim me një djalë, u futa në makinë tjetër

Më: 20 mars 2022 Në ora: 20:44
Kiara Tito

Moderatorja e njohur Kiara Tito ka rrëfyer se në moshën 20 vjecare kishte lënë takim me një djalë, por u fut në një makinë të gabuar.

E ftuar në “E Diell”, zbuloi se qëndroi 2 minuta në makinë, bëri dhe bisedë me të dhe kuptoi se ishte person ii gabuar vetëm kur ktheu kokën.

“Përpara shumë kohësh, kisha në takim dhe duke qenë se nuk kisha makinë, e lamë që personi në fjalë të vinte të më merrte. Zakonisht në raste të tilla më ndodh të bëj ndonjë gafë. Kur dola nga shtëpia pashë një makinë të parkuar aty dhe vendosa të hipi, hapa derën e makinës, u ula dhe po prisja.

Pas 2 minutash futet një njeri në makinë dhe unë vazhdova të bëj muhabet normalisht për disa sekonda. Kur ktheva kokën pashë që nuk ishte personi me të cilin do të dilja dhe kuptova që kisha hipur në makinën e gabuar”, tha Tito.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat