Charlie Puth ka rrëfyer se kënga më e re, e titulluar “That’s Hilarious” flet për atë që e përshkroi si ndarjen më të keqe të jetës së tij. Ai u emocionua teksa fliste për projektin e ri në një video që publikoi në TikTok, ndërsa nuk mundi të mbante dhe lotët.
“Jam shumë i emocionuar që kënga do të dalë, por sa herë që e dëgjoj, kthehem në një kohë që ishte vërtet, vërtet, vërtet sfiduese në jetën time”, tha këngëtari. Kantautori 30 vjeçar shpjegoi se viti 2019 kishte qenë viti më i keq i jetës së tij.
Megjithëse nuk përmendi emrin e ish partneres, marrëdhënia e këngëtarit me modelen dhe yllin e popit, Charlotte Lawrence përfundoi në vitin 2019.“Kurrë nuk u thashë njerëzve se çfarë më ndodhi dhe dhimbjen që kalova me ndarjen më të keqe të jetës sime në vitin 2019.
@charlieputh This is a very hard song for me to listen to, but it’s worth it. “That’s Hilarious” coming in April.
♬ original sound - Charlie Puth
Unë thjesht doja ta hidhja pas krahëve dhe thjesht të filloja nga e para dhe të rrethohesha me njerëz më të mirë.” vazhdoi ai duke shtuar:
“Kjo është kënga më e vështirë që më është dashur të krijoj ndonjëherë, dhe jam shumë i emocionuar që ta dëgjoni”.