Annella vjen “Extra on top” në projektin e ri

Mediale Vip

Annella vjen “Extra on top” në projektin e ri

Nga: Maksim Gjokaj Më: 26 mars 2022 Në ora: 13:33
Annella

Mund ta quajmë vërtet "Extra on top" që nga dukja e deri te interpretimi ashtu siç thotë dhe vetë teksti i këngës.

E kjo për artisten shqiptare me famë ndërkombëtare Annella e cila sapo ka sjellë me një super video këngën e saj më të re "Lool Like a goddes".

Annella nga Dubai ku edhe po qëndron këto ditë me shumë ëmbëlsi dhe dashuri ka treguar në rrjetin e saj instagram për këtë super projekt, madje duke shkruar poshtë dhe të gjithë tekstin e këngës pasi ajo vetë është autorja.

Stili i saj unik EDM e bëjnë kaçurrelësen e bukur të pritet mjaft mirë që në orët e para të publikimit të këngës së re.

Pas kësaj këngë që vjen në gjuhën angleze Annella po punon për projekte të tjera mjaft të bukura. Më poshtë ju sjellim klipin dhe këngën që jo vetëm do ta dëgjoni dhe pëlqeni por ju sigurojmë se do ta bëni " non stop play".BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat