Jada dhe Will, çifti i çmendur që mbetet i pandashëm

Mediale Vip

Jada dhe Will, çifti i çmendur që mbetet i pandashëm

Më: 29 mars 2022 Në ora: 15:35
Jada dhe Will

Ata u martuan në vitin 1997, sollën në jetë dy fëmijë (Jaden, 23 dhe Willow, 21), gjithmonë e kanë mbështetur njëri-tjetrin dhe sot, një çerek shekulli më vonë, janë ende bashkë. Një gjë e rrallë në Hollywoodin e divorceve të kollajta. Por ajo që ka çimentuar çiftin e përbërë nga Will Smith dhe pesëdhjetë vjeçarja Jada Pinkett Smith, aktore, këngëtare dhe sipërmarrëse, ka qenë një mënyrë jetese padyshim jashtë zakoneve: tradhti reciproke, shkelje, liri e pakushtëzuar, grindje të mëdha dhe pajtime, plus disa skelete në sirtarë (për të dy) përfaqësojnë pëlhurën që, sipas të mirëinformuarve, ka lejuar që marrëdhënia të mbante për një kohë të gjatë.  

TRADHETIA

“Ne kurrë nuk kemi besuar në çiftin konvencional, martesa nuk mund të jetë burg”, ka deklaruar Will teksa prezantonte autobiografinë e tij tronditëse, në të cilën rrëfen se ka menduar të vriste babanë e tij, që dikur ishte i dhunshëm ndaj nënës dhe vetë Willit, por u ndal një hap larg vrasjes. Dhe më tej: “Jada dhe unë jemi një çift i hapur, monogamia nuk mund të jetë perfeksion, sekreti ynë është liria”.  

Një liri kaq e gjerë sa i mundësoi zonjës Smith të krijonte një lidhje paralele me reperin August Alsina, 21 vjet më i ri, që e kishte takuar falë djalit të saj Jaden disa vite më parë, në një periudhë kur ajo jetonte veçmas në shtëpi me Willin. Dhe t’i rrëfejë burrit të saj tradhtinë në mes të emisionit Red Table Talk live në Facebook. 

DASHURI E SHUMEFISHTE

Vajza e tyre, nga ana e saj, duhet të ketë asimiluar prindërit: në fakt ajo deklaroi se besonte në polimorfinë, që është lidhja bashkëkohore me disa njerëz (të vetëdijshëm) dhe se ishte biseksuale: “I dua burrat dhe gratë njësoj”, zbuloi ajo pa komplekse. “Do të doja të kisha një lidhje me një djalë dhe një vajzë në të njëjtën kohë”. Në këtë vorbull zbulesash dhe shkeljesh, edhe Will pranoi se ai kishte bërë tradhëtitë e tij. Dhe nuk e mohoi se martesa e tij ka përjetuar momente krize, duke shkuar deri në ndarje: “Bëmë gjithçka që të ndaheshim por nuk ia dolëm”, tha aktori, “është e pamundur”. Aq sa në vitin 2015 ndjeu nevojën të mohonte në rrjetet sociale (në total ka 170 milionë ndjekës) se ishte në prag të divorcit.

PAMJA

Dashuria mes zotit dhe zonjës Smith do të ishte aq e madhe, saqë përfshin edhe të kaluarën e errët të Jada-s, e cila para se të takohej me Will-in, që në shkollën e mesme, ishte e varur nga alkooli, drogat e të gjitha llojeve dhe madje edhe pornografia. Më tej, pas një sëmundjeje në xhirime, në vitin 1996 vendosi të ndalet me teprimet. Dhe martesa e mëvonshme do ta kishte ndihmuar atë të mos binte përsëri në to. Prandaj, në vitin 2018, Jada mori vendimin për të zbuluar alopecinë e saj ndaj botës dhe për të rruar kokën. Një pamje që shkaktoi ​​shakanë pa kripë të Chris Rock, duke e bërë këtë edicion të pabesueshëm dhe të çmendur të Oscar-it, të hyjë në histori. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat