Futbollisti konfirmoi ndarjen, Adriana Matoshi i jep një mesazh

Mediale Vip

Futbollisti konfirmoi ndarjen, Adriana Matoshi i jep një mesazh

Më: 31 mars 2022 Në ora: 15:49
Adriana Matoshi

Pas ndarjes nga futbollisti Keith Groeneveld, aktorja Adriana Matoshi, njëherazi deputete në Kuvendin e Kosovës, është shfaqur më në formë se kurrë. Aktorja ka treguar përmes postimeve që ka bërë në rrjete sociale se po e përballon mjaft mirë ndarjen.

Ndërkohë, së fundmi ajo ka ndarë disa video në rrjete sociale ku shprehet: “Nuk më pëlqen vetvetja, po e dua veten”. Kjo është parë si një thumb ndaj ish partnerit të saj, Keith. Kujtojmë që ishte futbollisti që konfirmoi ndarjen javën që shkoi.

“Është e vërtetë. Nuk i kam lexuar të gjitha raportimet apo artikujt për ndarjen sepse shumica prej tyre duan vetëm senzacionin. Çfarë mund të them unë për ndarjen? Kemi arsyet tona që na dërguan në vendimin që ndarja ishte gjëja më e duhur për ta bërë.

Edhe pse nuk jemi bashkë, në çdo herë do ta kemi njëri-tjetrin në zemrat tona deri në ditën e fundit. Në këtë moment, lutem për të sepse e di që po kalon një kohë të vështirë nga ndarja ashtu sikurse dhe nga komentet e pamatura. ”, tha futbollisti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat