Bora dhe Donaldi udhëtojnë jashtë Shqipërisë? Si qëndron e vërteta

Mediale Vip

Bora dhe Donaldi udhëtojnë jashtë Shqipërisë? Si qëndron e vërteta

Më: 31 mars 2022 Në ora: 19:30
Bora dhe Donaldi

Pak ditë më parë lajmi se makina e Donaldit ishte parkuar poshtë shtëpisë së Borës bëri xhiron e rrjetit. Sot, një tjetër thashethem po qarkullon në rrjet, ku thuhet se Bora dhe Donaldi kanë udhëtuar të dy në Vjenë.

Ndërkohë që Bora ka publikuar Story duke vendosur vendndodhjen e saj në Vjenë, Donaldi në fakt do të performojë në një club në Zvicër pak ditë më vonë. Mirëpo, zërat lart e poshtë thonë se Donaldi fillimisht ka udhëtuar drejt Vjenës.

Në faqen e tij Olti Curri i ka ngacmuar ndjekësit me pyetjen: “Po lexoj që Sabiani me Ilirin janë në Vjenë.”

Mes shumë përgjigjesh që e kuptojnë ironinë se bëhet fjalë për Borën dhe Donaldin, një nga ndjekësit shkruan: “Në sistemin Tims, Donaldi është nisur dje në orën 4:30, Bora 14:30!”

Nuk e dimë si qëndron e vërteta, por koha do ta tregojë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat