Jimmy Fallon dhe Jennifer Lopez shumë shpejt do sjellin një surprizë që lidhet me fëmijët

Mediale Vip

Jimmy Fallon dhe Jennifer Lopez shumë shpejt do sjellin një surprizë që lidhet me fëmijët

Më: 2 prill 2022 Në ora: 07:42
Jennifer Lopez dhe Jimmy Fallon

Jimmy Fallon po bashkëpunon me Jennifer Lopez për librin e tij të ardhshëm për fëmijë.

52 vjeçarja nuk ka dashur asnjëherë të bëjë këngë me Fallon, por të dy kanë rënë dakord të bashkëpunojnë për fëmijët e tyre.

Lopez është nënë e dy binjakëve, Max dhe Emme, ndërsa Fallon ka dy vajza, Franny dhe Winnie. “Ne të dy kemi fëmijë. Ajo është një nënë e shkëlqyer. Le të mendojmë për diçka argëtuese, një libër të mirë për fëmijë, që të mund të mblidhemi dhe të bëjmë diçka”, u shpreh moderatori.

Sa i përket asaj që fansat mund të presin nga libri, Fallon tha se ky libër do të ndihmojë foshnjat në mësimin e spanjishtes.

Moderatori paralajmëroi gjithashtu se një libër tjetër për fëmijë i tij, del shpejt dhe ka deklaruar se ky libër të bën për të qarë, pasi u dedikohet gjysheve dhe i mëson fëmijëve se edhe kur gjyshja nuk është më pranë, do ta kenë gjithmonë pjesë të jetës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat