“Unë super femër, më rrinë meshkujt nga mbrapa”/ Beatrix sapo i dërgoi një mesazh Donaldit

Mediale Vip

“Unë super femër, më rrinë meshkujt nga mbrapa”/ Beatrix sapo i dërgoi një mesazh Donaldit

Më: 6 prill 2022 Në ora: 16:47
Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj

Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj, është mjaft aktive në llogaritë e saj në rrjetet sociale. Së fundmi, ish-banorja e “Big Brother VIP” ka postuar në “TikTok” një video, me të cilën duket sikur po i dërgon një mesazh të koduar aktorit të humorit, Donald Veshaj.

Në videon në fjalë shfaqet Trixa por në sfond është zëri i dikujt tjetër që thotë “jam super femër”.

Gjithashtu, vajza që flet shton se ajo nuk është vlerësuar sa duhet, fjalë këto që u interpretuan si një mesazh për Donaldin nga ana e këngëtares së njohur.

@therealbeatrixramosaj Bet femen 😂💅🏻 #fyp ♬ original sound - ✨ EdiTs ✨

“Unë super femër, më rrinë të gjithë meshkujt nga mbrapa. Ti nuk vlerësove gjithë këtë femër, më shiko pak”, janë fjalët që mendohet se Beatrix ia ka dedikuar aktorit të humorit.

Kujtojmë se kur ata ishin brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri krijuan një lidhje dashurie, e cila nuk zgjati pasi i gjithë reality show përfundoi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat