Kim Kardashian na tregoi dhuratën që i bëri Pete këtë Shën Valentin!

Mediale Vip

Kim Kardashian na tregoi dhuratën që i bëri Pete këtë Shën Valentin!

Më: 7 prill 2022 Në ora: 22:40
Kim Kardashian, Pete Davidson

Kim Kardashian dhe partneri i saj i ri, Pete Davidson, shkëmbyen puthjen e tyre të parë teksa luanin një skeç në “Jimmy Kimmel Show”.

Kim luante rolin e princeshës Jasminë ndërsa Pete ishte në rolin e Aladinit, teksa i dhuruan njëri-tjetrit një baby kiss për hir të rolit.

Megjithatë, duket se mes tyre ka pasur kimi të fortë dhe ajo nuk ishte puthja e vetme që ndodhi (megjithëse vetëm atë pamë). Kim dhe Pete nisën një lidhje që po konsolidohet nga dita në ditë.

Tashmë Kim ka nisur të flasë hapur për partnerin e ri dhe tregon gjithmonë sa mirë e bën ai të ndihet. Madje, për Shën Valentin ai i ka dhuruar partneres kostumin e princeshës Jasminë, që ajo e mbante të veshur në rol, në “Jimmy Kimmel Show”.

Duke qenë se ata luajtën rolin e një çifti të dashuruar, shkëmbyen puthjen e parë dhe aty nisën shkëndijat e para mes tyre, ky gjest ishte më shumë se romantik nga ana e Pete Davison!

Megjithëse lidhja e saj e re kishte “kundërshtime” nga ish-partneri, Kanye West, duket se gjërat janë shtruar. Reperi ka pranuar të mos ndërhyjë më mes tyre dhe të jetë një baba shembullor për katër fëmijët që kanë bashkë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat