‘’I kam shpëtuar emisionin’’/ Sindi rrëfen prapaskenat e ‘’Për’puthen’’ dhe habit me deklaratën për Bora Zemanin

Mediale Vip

‘’I kam shpëtuar emisionin’’/ Sindi rrëfen prapaskenat e ‘’Për’puthen’’ dhe habit me deklaratën për Bora Zemanin

Më: 8 prill 2022 Në ora: 19:25
Sindi, Olsa dhe Bora

Ish-konkurrentja e ‘’Për’puthen’’ të sezonit të kaluar, Sindi Loci në daljet dhe në intervistat e saja nuk lë pa përmendur eksperiencën e saj në emisionin e dashurisë. Në intervistën e dhënë së fundmi ka folur mbi raportet që ka me autoren e emisionit, Olsa Muhameti dhe moderatoren, Bora Zemani.

Loci ka treguar se me Muhametin ka pasur raporte të mira gjatë qëndrimit në program, por pas largimit të saj filluan që marrëdhëniet mes tyre të ftohen. Ajo ka rrëfyer se e ka ‘’shpëtuar’’ emisionin e saj kur një grup konkurrentësh vendosën që ta braktisnin programit. Nga ana tjetër, ajo ka treguar se Bora Zemani është një person shumë i ftohtë.

“Olsën kam pasur raporte të mira, dhe falënderuese ndaj meje. Në një rast kam qenë unë që i kam kthyer personazhet e ‘’Për’puthen’’ që të vazhdonin programin sepse na u duk vendimi i tyre jo i drejt ndaj një konkurrenti tjetër, dhe kam qenë unë që e kam kthyer unë gjithë. Olsa ka qenë mjaft falënderuese. Realiteti ndryshoj pas mbarimit të ‘’Për’puthen’’, nuk mora respekt dhe mbaroj interesi. Kur vjen bota te televizioni është pak i ashpër duke qenë se kam qenë vet pjesë e televizionit për një periudhë kohe të gjatë, mund ta kuptoj se sillen në atë lloj mënyre. Kur një njeri të ka shpëtuar komplet emisionin, ia vlen t’ia kthesh respektin reciprok që të ofron. Nuk kam marrëdhënie me Olsën, mund të them se nuk jam ndier mirë, duket se intervistat që kam dhënë më pas duket se e kanë lënduar. Mbaj mend në një nga intervistat që kam dhënë një televizion në Kosovë ka qenë intervista ime e parë, ku deklarova ccdo lloj gjëje që dija sepse doja që të isha deri në fund e sinqertë me publikun. Olsa më dërgoi një mesazh duke më thënë që ‘dëgjo jo nuk ke bërë mirë dhe më vjen keq që ti e bërë këtë’. Realisht u ndjeva shumë e ofenduar në një farë mënyrë dhe përgjigja ime ishte ‘ në qoftë se respekt personit që ke dhe mirënjohjen se kam ndenjur 7 , 8 muaj dhe më ke lutur që të qëndroj dhe unë kam qëndruar për atë mirënjohje ndaj atij televizioni dhe produksioni që më dha si mundësi. Me Borën nuk është se kemi pasur ndonjëherë marrdhënie, njeri goxha profesional dhe i ftohtë’’, është shprehur ajo gjatë intervistës.

Ndër të tjera, ish-konkurrentja ka folur edhe për jetën e saj private, ku nuk dëshiron që të tregoj shumë duke qenë së ndien presionin e ndjekësve me pyetje të tipit ‘a u ndave, a s’u ndave’’.

‘’Le të themi që po, le të themi që jo, pjesën time personale kam vendosur që ta mbaj paksa privates sepse duke unë kam qenë në media, jeta ime private ka qenë totalisht e zbuluar përpara ekranit dhe përpara të gjithë shqiptarëve, po preferoj që ta mbaj sa më të fshehtë, që njerëzit të më pyesin a u ndave a s’u ndave mbas 1 pyetje. Çdo mëngjes ndjekësit më pyesin me kë je’’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat