Dalja e parë publike e Bruce Willis pas lajmit të sëmundjes

Mediale Vip

Dalja e parë publike e Bruce Willis pas lajmit të sëmundjes

Më: 8 prill 2022 Në ora: 21:45
Bruce Willis dhe Emma Heming Willis

Bruce Willis është fotografuar nga paparacët i buzëqeshur duke përqafuar gruan e tij në momente shumë emocionale. Kjo është dalja e tij e parë publike që kur nga Demi Moore u njoftua diagnoza e  afazisë që e detyroi të heqë dorë nga aktrimi. Bashkëshortja e tij, Emma Heming Willis ka postuar 2 foto me Bruce në rrjetin social Instagram dhe ka shkruar: “Mami dhe babi në habitatin e tyre të preferuar”.

Fotot në fjalë janë kapur nga vajza 10-vjeçare e çiftit, Mabel Ray Willis. Emma nuk ka nguruar të falënderojë fansat për dashurinë e madhe që kanë treguar pasi u zbulua diagnoza e aktorit, i cili në vazhdim mund të mos jetë më në gjendje të komunikojë normalisht.

Sipas ‘Page Six’, Willis kishte shfaqur probleme me memorizimin e rreshtave të tij në setet e filmave të fundit.

Madje ai ka shitur pronat e tij në përgatitje për tërheqjen nga aktrimi për shkak të shëndetit të përkeqësuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat