“Hera e parë është ajo kur jep maksimumin”/ Kledi Hysa zbulon nëse do rifutej në BB VIP

Mediale Vip

“Hera e parë është ajo kur jep maksimumin”/ Kledi Hysa zbulon nëse do rifutej në BB VIP

Më: 9 prill 2022 Në ora: 09:38
Kledi Hysa

Që ditët e para në shtëpinë e “Big Brother VIP”, Kledi Hysa fitoi zemrat e publikut me qetësinë dhe sjelljen e tij. Me kalimin e kohës, ai u bë një nga banorët më të komentuar të këtij reality show, për shkak të rrugëtimit të tij edhe pse jo shumë i gjatë.

Së fundmi, ish-banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka zbuluar nëse do të merrte pjesë sërish në BB VIP.

I pyetur gjatë një interviste, modeli i njohur u shpreh se nuk do të merrte më pjesë në “Big Brother VIP”  nëse do i jepej përsëri mundësia. Megjithatë, ai shtoi se e ka shijuar rrugëtimin e tij në format, pavarësisht ngjarjeve situatave që ka kaluar.

“Kjo është pyetje shumë e bukur, unë pata shansin të isha në BB1 ishte kënaqësi që isha. Unë besoj që hera e parë është ajo kur jep maksimumin. Herën e dytë je më i përgatitur, por nuk do e bëja më. Por, është për çdo njeri që i jepet shansi them ta provojë sepse është një eksperiencë shumë e bukur”, tha Kledi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat