Sara dhe PM takojnë ish-banoren e BBV

Mediale Vip

Sara dhe PM takojnë ish-banoren e BBV

Më: 9 prill 2022 Në ora: 20:11
Sarah dhe Dj Pm

Ata janë njëri nga çiftet që u krijuan brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Çifti, Sarah dhe Dj Pm po kalojnë një kohë të mirë edhe pas mbarimit të këtij spektakli.

Ata në rrjete sociale ndajnë fotografi nga momente të ndryshme së bashku ku marrin pëlqime të shumta nga fansat.

Së fundmi çifti Sarah dhe Dj Pm kanë publikuar një “InstaStory” ku janë parë nën shoqërinë e njërës nga ish-banoret e “BBV”, Beniadës.

Siç duket miqësia e tyre po vazhdon edhe pas përfundimit të spektaklit.

Image
Sarah dhe Dj Pm kanë publikuar një “InstaStory” me Beniada Nishanin
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat