“Të dua shumë!”/ Stresi i dërgon mesazh publik Kejsit: Dua të kemi një fëmijë bashkë

Mediale Vip

“Të dua shumë!”/ Stresi i dërgon mesazh publik Kejsit: Dua të kemi një fëmijë bashkë

Më: 11 prill 2022 Në ora: 08:39
Stresi dhe Kejsi

Marrëdhënia mes këngëtarit Stresi dhe ish-partneres së tij, Kejsit ka pasur shumë ulje ngritje ndër vite, teksa çifti është ndare dhe është pajtuar disa herë.

Teksa kishin planifikuar të bënin dhe një dasmë, çdo gjë mori fund rreth një viti më parë duke mos pasur më shpresë për ndonjë ribashkim. Mirëpo dhe pse të ndarë, dyshja kanë treguar se vazhdojnë ende të ruajnë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin, madje shpreh herë dhe komunikojnë së bashku.

I ftuar në programin “E diell” gjatë një sfide, këngëtarit i është kërkuar që t’i dërgojë një video ish partneres ku  i thotë se ‘po vdes nga dëshira që të jenë bashkë,  të planifikojnë një fëmijë dhe se nuk do të ndahen kurrë më”.

Stresi ka pranuar ta bëjë sfidën me gjithë qejf teksa prezantuesja vuri re  një detaj shumë të veçantë ku reperi ia kishte shënuar emrin në telefon modeles “E bukura Kejsi”.

“Kejs nuk di si të ta them por mezi po pres që të ribashkohemi bashkë. Dëshira është shumë e madhe besoj që edhe ti e di, të kemi një fëmijë bashkë pasi kemi kaluar shumë kohë dhe mendoj se është momenti i duhur. Të dua shumë”.- u shpreh këngëtari në videon të cilën më pas ia dërgoi asaj.

Pas kësaj, ai u pyet nëse do këtë një ribashkim të çiftit, por Stresi zgjodhi të mos fliste dhe vetëm buzëqeshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat