“Probleme në parajsë”/ Hailey Bieber reagon pas zërave se martesa e saj dhe Justin nuk po shkon mirë

Mediale Vip

“Probleme në parajsë”/ Hailey Bieber reagon pas zërave se martesa e saj dhe Justin nuk po shkon mirë

Më: 13 prill 2022 Në ora: 09:19
Justin Bieber/Hailey Baldwin

Hailey Bieber po qesh me gjithë njerëzit që nuk e kanë dhe aq qejf. Muajin e kaluar, një person në TikTok e quajtur Blonde Rebel Tarot bëri disa parashikime për disa çifte të njohura, duke përfshirë Rihanna dhe A$AP Rocky, Kim Kardashian dhe Pete Davidson, dhe Hailey dhe Justin Bieber.

Kur bëri parashikimin e saj për Biebers, ajo tha: “Më duket sikur këtë muaj mund të zbulojmë se ka telashe në parajsën e Justin Bieber dhe gruas së tij Hailey. Ndjej se gjërat mund të jenë keq”.

Kjo video i ka rënë në sy edhe Hailey, e cila thjesht komentoi, “Duke qeshur me lot” në përgjigje të pretendimeve të gruas. Po në të njëjtin rrjet social ajo u ka dërguar një mesazh njerëzve që kanë diçka për të thënë sa herë që ajo bën një postim.

“Më lini të qetë. Unë jam duke menduar për punën time. Unë nuk bëj asgjë, nuk them asgjë. Më lini të qetë, ju lutem. Ka kaluar mjaft kohë dhe të më lini rehat. Ju lutem. Vërtetë. Kjo është e vetmja kërkesë e imja.”- tha ajo.

Ndërkohë duket se gjithçka po shkon mirë në familjen Bieber. Në fillim të këtij muaji, Justin dhe Hailey, u shfaqën së bashku në çmimet Grammy 2022. Çifti shkëmbeu edhe një puthje teksa ecnin dorë për dore në tapetin e kuq.

Në mars, ata shkuan në një takim me Kendall Jenner dhe yllin e NBA-së, Devin Booker. Katërshja kaloi një darkë romantike në Kaliforni, dhe Justin tregoi anën e tij më xhentile duke e shoqëruar gruan e tij në makinë dhe duke hapur derën për të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat