Për çka njihet Dafina Zeqiri?

Mediale Vip

Për çka njihet Dafina Zeqiri?

Më: 14 prill 2022 Në ora: 19:48
Dafina Zeqiri

Artistja shqiptare, Dafina Zeqiri sot feston ditëlindjen e saj të 33-të, këngët e saj të shumta janë hite.

Ajo mbetët njëra nga artistët që do lërë gjurmë në muzikën shqipe.

Dafina tani në maj bën 15 vite karrierë, ku solli bashkëpunime të suksesshme.

Ajo zuri vendin e parë në disa festivale si Polifest me këngën  “Rrall e Përmall”, VideoFest me këngën “Amazing Girl”.

Daffy ka publikuar edhe disa albume në karrierën e saj muzikore, ku më i suksesshmi është “Dafinë Moj”.

Këngët, klipet, përformancat në mbrëmje muzikore dhe koncerte janë ato që e bëjnë Dafinën njërën nga artistet më të dashura në vendet që flitet shqip.

Në vitin 2017 këngëtarja u largua nga Kosova dhe udhëtoi për në SHBA, për tu rikthyer fuqishëm me projekte të reja muzikore në fund të vitit 2018.

Krenar Coca, Ledri Vula janë disa nga fytyrat publike që ishin në lidhje me këngëtaren, mirëpo këto lidhje nuk funksionuan dhe mbetën në gjysmë.

Ndërsa tash e dy vjet këngëtarja është në lidhje me Dj Geek dhe çifti po e shijojnë lidhjen e tyre.

Ndryshe kënga e fundit e Dafinës titullohet “Dashni” dhe është në bashkëpunim me Mumën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat