Rihanna është ndarë nga ASAP Rocky?

Mediale Vip

Rihanna është ndarë nga ASAP Rocky?

Më: 15 prill 2022 Në ora: 08:28
Rihanna, ASAP Rocky

Marrëdhënia mes këngëtares Rihanna dhe producentit Rakim Nakache Mayers, i njohur më mirë me emrin e tij skenik ASAP Rocky thuhet se ka marrë fund.

Teksa po presin të lindte foshnja e tyre dhe pas gati një viti e gjysmë që kishin bërë publike lidhjen, dashuria që ata krijuan duket se u shkatërrua pas një tradhtie të bërë nga kantautori amerikan.

Louis Pisano, një influencues dhe komentues i modës, i cili në Instagram ka 130 mijë ndjekës dhe më shumë se 19 mijë në Twitter, ka ndezur thashethemet në rrjete sociale.

“Rihanna dhe ASAP Rocky janë ndarë. Rihanna u nda me të pasi e ka zënë duke e tradhtuar me stilisten e këpucëve Amina Muaddi”, thuhet në një koment të bërë.

Në pak minuta, stilisti i modës thekson se e ka tradhtuar gjatë Javës së Modës në Paris, gjersa ky postim arriti gati 17 mijë pëlqime dhe u shpërnda më shumë se 10.6 mijë herë dhe me mbi 2400 komente.

Bie në sy se ky skandal lind pasi pak ditë më parë u publikua pjesë e një seti fotografik për revistën “Vogue”, ku Rihanna tregon shtatzëninë e saj.

Edhe pse ende nuk ka një burim zyrtar që konfirmon apo anulon deklaratën e Louis Pisanos, fjalët e tij krijojnë më shumë famë kur ai thekson se Rihanna dhe Amina ishin miq, deri në atë masë sa shpesh takoheshin me njëra-tjetrën, si gruaja që sot thuhet se është shkaku i ndarjes së saj me ASAP Rocky ishte një bashkëpunëtore e markës së saj të njohur si Fenty.

Një tjetër pikë e rëndësishme që vë në dukje Pisano është se lidhja e reperit me Aminan daton disa vite më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat