“Mos të ketë bark të madh”/ Shoqja zbulon 4 kriteret që duhet të ketë partneri i Beniadës

Mediale Vip

“Mos të ketë bark të madh”/ Shoqja zbulon 4 kriteret që duhet të ketë partneri i Beniadës

Më: 15 prill 2022 Në ora: 14:03
Beniada Nishani

Pas përfundimit të “Big Brother VIP”, Beniada Nishani ka nisur jetesën në Shqipëri. Tashmë modelen e njohur e shohim në ekranin e Top Channel në emisionin “Procesi Sportiv” dhe “E Diell”.

Mëngjesin e kësaj të premte, bukuroshja bionde ishte e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku gjatë bisedës zbuloi kriteret për partnerin e saj të ardhshëm. Bashkë me të ishte e ftuar edhe kolegia e mikja e saj, Argjira Spanca.

Ishte kjo e fundit që tregoi se si ish-banorja e BB VIP e do partnerin biond, me sy blu ose jeshil, pa bark dhe romantik.

Biseda në studio:

Argjira: Nuk duhet të kesh bark të madh. I pëlqejnë biond, sy blu ose jeshil.

Beniada: E dua beb biond me sy bojë qielli ça të bëj

Isli: Unë e hoqa mjekrën kastile

Beniada: Nuk ka rëndësi mashkulli nga ana fizike, të jetë i mirë, mua nuk më pëlqen t’i shkoj nga pas tyre. Më pëlqejnë njerëzit romantik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat