Aktorët që nuk i deshën rolet që u hapen dyert e famës

Mediale Vip

Aktorët që nuk i deshën rolet që u hapen dyert e famës

Më: 15 prill 2022 Në ora: 23:12
Kate Winslet, Blake Lively dhe Megan Fox

Një pjesë e yjeve të Hollwoodit i kanë pranuar disa role të caktuara në karrierën e tyre edhe pse nuk i kanë pëlqyer. Ata kanë marrë famë nga personazhe të caktuar, janë bërë të njohur por kanë bërë kompromise me këto role.

Në listën e mëposhtme ju prezantojmë disa nga aktorët më të njohur, të cilët i kanë urryer personazhet që kanë interpretuar, falë të cilëve janë bërë të njohur në gjithë botën.

Robert Pattinson

Pattison mori famë nga saga Twilight por ai e urren këtë film, madje edhe personazhin që interpreton, vampirin Eduard. Në një intervistë ylli i “Twilight” ka treguar ai është tallur me personazhin që ka interpretuar.“Ai është shumë qesharak, sa më shumë e lexoja skenarin, aq më shumë e urreja”, – ka thënë Pattinson.

Kate Winslet

Aktorja që luajti përkrah DiCaprios në filmin “Titanik” është shprehur se ajo nuk e pëlqen Rose, personazhin që ka luajtur. Aktorja e pëlqen filmin Titanic por nuk është e kënaqur me profilin dhe karakterin e Rose në këtë film.

“Në çdo skenë unë po mendoja, vërtet duhet ta bëj këtë? Nuk e dëgjoja dot theksin tim amerikan, është i tmerrshëm” – ka thënë aktorja për “The telegraph”.

Blake Lively

Ajo u bë e njohur në serialin Gossip Girl, por Blake nuk e pëlqen mesazhin që Serena,personazhi që ajo interpretoi, ka përcjellë. Blake ka treguar se të luante këtë rol, ka qenë një kompromis personaliteti për të.

“Unë nuk jam krenare që kam luajtur një personazh që i jepte kokainë një personi, apo flinte më të dashurin e dikut tjetër.Njerëzit e pëlqejnë por është një kompromis personaliteti sepse unë do doja të jepja një mesazh më të mirë për botën,” – tregon ajo.

Megan Fox

E cilësuar si një nga aktoret më joshëse, Fox e dinte që ajo nuk do kishte mundësinë të tregonte aftësinë si aktore në filmin Transformes. Dhe pse mori pjesë në dy filmat e parë të Transformes, Megan është shprehur se ky film nuk të jep mundësi të tregosh aftësitë në aktrim.

“Ky film më ndihmoi sepse më dha famë dhe më hapi shumë dyer në karrierën time, por nuk është një film që të jep mundësi të shpalosësh aftësitë si aktore.”

Megan gjithashtu e cilësoi regjizorin e filmave Transformes, Michael Bay një makth të vërtetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat