Ronela ka një përgjigje për kritikët e “Sekret”

Mediale Vip

Ronela ka një përgjigje për kritikët e “Sekret”

Më: 18 prill 2022 Në ora: 23:48
Ronela

Ronela Hajati iu është përgjigjur kritikëve të këngës së saj "Sekret".

Me këtë këngë Ronela do të përfaqësoj Shqipërinë në “Eurovision”.

Ajo përmes një postimi në ‘Instastory’, shkruan se kënga e saj nuk flet “as për drogë dhe as për 500 goca që mund t’i shëtisësh me Ferrari”, duke shtuar se gjuha e urrejtjes për “Sekret” ia mbush sytë me lot.

Teksa i drejtohet disa kritikëve si mbetje ekologjike, edhe duke qene të gjallë, Ronela Hajati shkruan se është turp që shqiptarët përdorin gjuhë të tillë nga njëri-tjetrin.

Ndërsa theksoi se s’do e fitojë kurrë Eurovision dhe as nuk e pretendon një gjë të tillë.

“E di si është puna? Kam pas ca përgjigje për këta, por zoti i ka lënë si mbetje ekologjike edhe duke qenë gjallë. Dhe mbi të gjitha më vjen turp të shohin të tjerët që shqiptarët përdorin gjuhë të tillë për njëri-tjetrin! Ne përfundimisht kemi shumë probleme të pazgjidhshme me veten tonë që arrijmë në këto grada!

Unë nuk do ta fitoj kurrë Eurovisionin dhe as e mendoj. Por mbështetja nga artistët (që unë i kam ndihmuar pafund shumë prej tyre) ka qenë i pallogaritshëm! Më mbushen sytë me lot kur njerëzit e mi përdorin këtë gjuhë urrejtjeje mbi një këngë që nuk flet as për drogë as për 200 shampanja dhe as për 500 goca që mund t’i shëtisësh me Ferrari. Unë po nisem për Itali se kemi provat e fundit me baletin”, ka shkruar Ronela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat