Rita Ora është imazhi më i ri i “Prada”

Mediale Vip

Rita Ora është imazhi më i ri i “Prada”

Më: 19 prill 2022 Në ora: 08:14
Rita Ora

Sipas Daily Mail, Rita Ora ka nënshkruar një kontratë prej 5 milionë pound (6 milion euro) si imazhi i “Prada”.

Ndërsa një burim për “The Sun”, ka folur për besimin që kanë drejtuesit tek Rita.

“Drejtuesit e modës mendojnë se Rita është e përshtatshme për të mbajtur markën e tyre të fuqishme.

Ajo është një superstar dhe kalon botën e muzikës, filmit dhe TV. Pamja e Ritës është ikonë”, mësohet se kanë thënë ata.

Shtëpia luksoze e modës me qendër në Itali i ka shtua kështu bashkëpunimeve me personazhe të njohur, edhe emrin e këngëtares me origjinë shqiptare.
Tom Holland ka qenë imazh i po të njëjtës markë për fushatën e tyre për meshkuj “pranverë/verë 2022”.

Rita ka edhe linjën e saj të veshjeve “Rora Republic” dhe më parë ka drejtuar fushata me kompaninë kozmetike “Rimmel” dhe “Adidas”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat