Më në fund flet! Fifi sqaron dyshimet për shtatzëninë

Mediale Vip

Më në fund flet! Fifi sqaron dyshimet për shtatzëninë

Më: 21 prill 2022 Në ora: 08:18
Fifi dhe Adisi

Këngëtarja e njohur dhe ish-banorja e BBV, Fifi ka nisur prej muajsh një romancë me Adis Patushin. 

Çifti shpesh ndan foto së bashku në rrjetet sociale, teksa duken shumë të lumtuar.

Por një postim i bërë disa kohë më parë nga Fifi dhe Adisi ngriti dyshimet se këngëtarja mund të jetë në pritje të ëmbël.

Kjo pasi në mbishkrimin e një fotoje që çifti postuan, ata e quajtën njëri-tjetrin “mami dhe babi.”

Këngëtarja është pyetur nga ndjekësit e saj në Instagram nëse është shtatzënë. Ajo iu dha fund dyshimeve me përgjigjen e saj, ku shkroi se nëse do të ishte në pritje të një fëmije do ta kishte ndarë lajmin me fansat e saj.

“Nëse do të isha, a mendoni që kisha duruar pa e ndarë me ju”- shkroi Fifi në Instastory.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat