Ledina Çelo shfaqet sensuale në pozat e fundit

Mediale Vip

Ledina Çelo shfaqet sensuale në pozat e fundit

Më: 21 prill 2022 Në ora: 12:52
Ledina Çelo

Ajo ka kohë që ka bërë një shkëputje nga muzika, ndonëse vazhdon të jetë një personazh i dashur për publikun.

Bëhet fjalë për artisten e mirënjohur, Ledina Çelo, e cila prej disa vitesh është zhvendosur bashkë me familjen në Gjermani.

Megjithatë, ajo po vazhdon të jetë aktive në rrjete sociale duke publikuar imazhe e video të ndryshme.

“Jeta është më e bukur pas të dyzetave”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë një fotografie të hedhur në Instagram, aty ku numëron mbi 100 mijë ndjekës.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by LEDINA CELO (@ledinacelo)

Të shumta kanë qenë komplimentet që ka marrë në pjesën e komenteve nga miqtë e fansat.

Ledina përndryshe ka lindur më 9 shkurt të vitit 1977 dhe momentalisht është 45-vjeçare.

E njëjta mbahet mend për një sërë hitesh që kanë pushtuar tregun muzikor shqiptar si: “Nesër shkoj”, “Të ndjej të huaj”, “Fal” etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat