Beatrix ka një lutje për Zotin

Mediale Vip

Beatrix ka një lutje për Zotin

Më: 22 prill 2022 Në ora: 00:08
Beatrix Ramosaj

Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj kanë qenë mjaft e komentuar muajve të fundit, që nga pjesëmarrja një edicionin e Big Brother VIP.

Krahas kësaj, këngëtarja po ashtu po vazhdon të jetë aktive me projekte të reja muzikore e që po priten mirë nga fansat e saj.

Por, aktive mbetet edhe në rrjetet sociale, ku sjell imazhe të ndryshme, pa munguar edhe shkrime të ndryshme.

Një të tillë ajo ka bërë edhe së fundmi në llogarinë e saj në Twitter, e të cilën e shpërndau edhe në InstaStory.

“O Allah më ruaj nga të qenit një oportuniste, të mendojë vetëm për vete dhe të komentojë fillimisht e më pas të mendojë nëse është në interesin tim. Amin”, ka shkruar Beatrix një postim të radhës.

Image
Postimi i Beatrix Ramosajt

Ndërkohë, rikujtojmë Beatrix gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme krijojë një lidhje dashurie me aktorin e njohur, Donald Veshaj.

Dyshja u ndan menjëherë pas përfundimit të BB VIP, ndërsa vazhduan me thumba dhe dedikime ndaj njëri-tjetrit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat