Cristiano Ronaldo reagon pas humbjes së djalit të tij: Mirënjohës për jetën e re!

Mediale Vip

Cristiano Ronaldo reagon pas humbjes së djalit të tij: Mirënjohës për jetën e re!

Më: 22 prill 2022 Në ora: 07:32
Cristiano Ronaldo me familjen e tij

Futbollisti i njohur, Cristiano Ronaldo njoftoi me datë 18 prill se një nga binjakët e tij të porsalindur ndërroi jetë.

Lajmi është dhënë me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku tha se lindja binjakes tjetër i jep forcë për të kaluar këtë moment të vështirë.

“Me pikëllimin tonë më të thellë duhet të njoftojmë se djali ynë ka ndërruar jetë. Është dhimbja më e madhe që mund të ndiejë çdo prind. Vetëm lindja e vajzës sonë na jep forcën për ta jetuar këtë moment me pak shpresë dhe lumturi. Dëshirojmë të falënderojmë mjekët dhe infermierët për kujdesin dhe mbështetjen e tyre të ekspertëve. Jemi të gjithë të shkatërruar nga kjo humbje dhe me mirësi kërkojmë privatësi në këtë kohë shumë të vështirë. Djali ynë, ti je engjëlli ynë. Ne do të të duam gjithmonë.”, u shpreh futbollisti.

Ditën e sotme, Cristiano, partnerja e tij Georgina dhe fëmijët duket se kanë mbledhur forcat për të gëzuar sërish.

Ai ka publikuar në “Instagram” një foto familjare së bashku me partneren dhe fëmijët e tij. Ylli portugez shkruan se  Georgina  dhe vajza e tyre e porsalindur janë rikthyer në shtëpi.

“Shtëpi e ëmbla shtëpi! Gio dhe vajza jonë janë më në fund me ne. Duam t’ju falenderojmë të gjithëve për gjestet dhe fjalët e përzemërta! Mbështetja juaj është shumë e rëndësishme dhe ne e ndjemë dashurinë dhe respektin që keni për familjen tonë. Tani është koha të jemi mirënjohës për jetën e re që kemi mirëpritur në këtë botë.”, shkroi Cristiano Ronaldo bashkangjitur me foton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat