“E kam parë që është mërzitur”, babai i flet Efit për marrëdhënien me Mevlanin: Ai po luan...

Mediale Vip

“E kam parë që është mërzitur”, babai i flet Efit për marrëdhënien me Mevlanin: Ai po luan...

Më: 22 prill 2022 Në ora: 08:34
Efi

Konkurrentja e “Për’puthen”, Efi, ka shpjeguar puntatën e djeshme situatën e krijuar nga marrëdhënia e saj me Mevlanin. Duket se babai i saj është mërzitur nga kjo situatë dhe e ka kritikuar për vendimin e vonuar të saj.

“Hera e parë që kur kam qenë pjesë e Për’puthen që jam ndjerë shumë keq se e kam parë që është mërzitur dhe më tha që ke vonuar shumë për të ndaluar takimet me të, pasi ai njeri ty vetëm të ka ulur”, tha Efi.

Kjo e fundit shpjegoi se si situata e krijuar i ka krijuar babit të saj përshtypjen që Mevlani po luan me të.

Image
Efi

“Ai po luan imagjino se çfarë përshtypjeje po i jep babit tim, një moment është mirë një moment është keq”, shtoi më tej konkurrentja e programit të dashurisë.

Kujtojmë se Efi dhe Mevlani kanë pasur debate të vazhdueshme, të cilat kanë ndikuar në vendimin e Efit për ndërprerjen e takimeve.

Shumë situata midis tyre duke nisur që nga mohimi i deklaratave, largimi nga takimi dhe akuza ndaj njëri-tjetrit kanë sjellë mosmarrëveshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat