Shau policët se i ndaluan koncertin, Stresi reagon i penduar: E kam me shefat e...

Mediale Vip

Shau policët se i ndaluan koncertin, Stresi reagon i penduar: E kam me shefat e...

Më: 22 prill 2022 Në ora: 13:32
Stresi

Dy net më parë policia ndërhyri për të ndërprerë koncertin e reperit të njohur, Stresi, në një nga klubet e njohura në Tiranë.

Stresi i revoltuar shau policët që i ndërprenë koncertin dhe video bëri xhiron e rrjetit.

Lidhur me reagimin e tij të ashpër, Stresi ka folur së fundmi. Ai duket i penduar dhe shprehet se ka respekt për policët, por e ka me të gjithë shefat e mëdhenj që japin urdhrat.

"Përshëndetje të gjithëve, shpresoj të jeni mirë krejt. Kërkoj ndjesë të gjithëve për mbrëmë që nuk kemi mundur të performojmë. Arsyeja ishte policët, dhe e gjitha tema sot në TikTok u bë polic, polic, polic ai shau policët.

Dëgjoni këtu çfarë po iu them, unë nuk kam frikë policët sepse policët nuk duhet t’i kesh frikë. Por duhet t’i respektosh ata që janë polic të mirë, edhe në videot në TikTok unë kam thënë nuk kam punë me vëllezërit e mi koleg se këta janë si dora jonë, kupton? Marrin urdhra dhe vijnë, unë kam sharë ata që kanë dhënë urdhrin e madh. Të vijnë dhe t’ia mbyllin artistëve 11 e 20 koncertin. Kaq kam thënë! Respekt për të gjithë policët që janë Shqiponja, në rrugë e kudo. Kam shumë shokë dhe ata e dinë që nuk e kam me ata. E kam shpjeguar edhe në videon live, unë e kam me shefat e mëdhenj”, u shpreh Stresi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat