Pas lidhjes me Adisin, Fifi zhduk edhe gjurmët e fundit të ish të dashurit të cilit i dedikoi tatuazh dhe këngë

Mediale Vip

Pas lidhjes me Adisin, Fifi zhduk edhe gjurmët e fundit të ish të dashurit të cilit i dedikoi tatuazh dhe këngë

Më: 23 prill 2022 Në ora: 16:05
Fifi dhe Adisi

Para se të bëhej pjesë e Big Brother, të gjithë e kujtojmë historinë e dashurisë së Fifit. Këngëtarja fliste për një marrëdhënie të përfunduar brenda pak kohësh, por dukej se djali në fjalë i kishte marrë zemrën.

Madje aq e fortë ishte kjo lidhje, sa Fifi i kishte dedikuar edhe një tatuazh. “Stracciatella”, lexonte tatuazhi i saj, çfarë si ajo vetë shprehej ishte një dedikim për djalin që dashuronte.

Por me lidhjen e re me Adisin, gjërat kanë ndryshuar dhe nuk flasim këtu vetëm për ndjenjat e saj. Ashtu si shihet ën rrjetet sociale, ajo tashmë ka larguar edhe kujtimin e fundit që kishte nga ai raport. Djaloshi në fjalë quhej Xhuljo Tabaku, që tashmë ka nisur një jetë të re sentimentale.

Edhe Fifi ka gjetur përsëri dashurinë, këtë herë në krahët e Adisit. Kështu tatuazhi i “Stracciatella” tashmë është zëvendësuar me një lule të kuqe, duke humbur gjurmët e dedikimit të ëmbël që ishte më herët. Duket se kanë qenë fansat ata që e kanë vënë re këtë detaj. Menjëherë në profilin e artistet kosovare kanë vërshuar komentet rreth këtij fakti, duke i thënë se shumë shpejt e harroi dashurinë e saj të madhe. Megjithatë vetë Fifi ka zgjedhur mos të reagojë, ashtu si ka zgjedhur mos t’i largojë këto komente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat