Xhensila publikon hitin ritmik

Mediale Vip

Xhensila publikon hitin ritmik

Më: 26 prill 2022 Në ora: 18:19
Xhensila Myrtezaj

Këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj ka publikuar pasditen e sotme këngën e saj më të re. “Ale Ale” është titulli i projektit dhe Xhensila shfaqet shumë atraktive në ‘look’.

Ndërsa, kënga është shumë ritmike, fiks për stinën e verës. Sakaq, Xhensila ka paralajmëruar edhe shumë surpriza të tjera.

“Fillimi i mbarë gjysma punës. Shijojeni “Ale Ale” dhe lëreni Xhensilën t’ju surprizojë më shumë dhe më shumë….”, ka shkruar këngëtarja në Instagram, pas publikimit të këngës.

Ajo gjithashtu ka falënderuar bashkëpunëtorët për përkushtimin maksimal.

“Kërceni sa më shumë, dhe gëzojuni jetës”, ka shkruar më tej Xhensila./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat