Sabiani tregon arsyet se pse nuk shkoi në ditëlindjen e Monikës

Mediale Vip

Sabiani tregon arsyet se pse nuk shkoi në ditëlindjen e Monikës

Më: 27 prill 2022 Në ora: 21:29
Sabiani

Këngëtari, Sabiani ishte njëri nga konkurrentet e sezonës së parë të “Big Brother VIP".

Ai brenda këtij spektakli krijoi miqësi me shumë banorë që shumicën e tyre e ka vazhduar shoqërinë edhe jashtë shtëpisë.

Së fundmi, ai ishte pjesë e emisionit “Natën me Aulonën”, ku tregoi shumë gjëra lidhur me jetën personale dhe atë profesionale.

Ndër të tjerash, ai foli edhe për raportet që ka me banorët e “BBV” pas përfundimit të spektaklit.

Sabiani ka treguar edhe arsyen se pse nuk shkoi në ditëlindjen e Monikës, e cila gjithashtu është ish-pjesëmarrëse në “BBV”.

“Nëse do më kishte ftuar do shkoja, ndoshta si ka shkuar mendja se nuk është se kemi ndonjë armiqësi. U takuam te datëlindja e Big Mamës, u përqafuam”, u shpreh ai.

Ndryshe, kujtojmë se këngëtari kishte një miqësi të mirë me Ilirin dhe Monikën brenda këtij spektakli, por nuk dihet nëse jashtë kanë ndryshuar raportet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat