Para se t’i propozonte, Travis Barker bëri gjestin prekës për babain e ndjerë të Kourtney Kardashian

Mediale Vip

Para se t’i propozonte, Travis Barker bëri gjestin prekës për babain e ndjerë të Kourtney Kardashian

Më: 29 prill 2022 Në ora: 15:12
Travis Barker, Kourtney Kardashian

Kris Jenner zbuloi se Travis Barker vizitoi varrin e të ndjerit, Rob Kardashian para se t’i propozonte Kourtney Kardashian.

Babai i saj vdiq nga kanceri i ezofagut në vitin 2003 në moshën 59-vjeçare.

“Ai kërkoi dorën e saj për martesë dhe unë dua të qaj tani”, tha Kris.

“Më pas ai tha se shkoi te varri i babait tënd për leje. Do të doja që babai juaj të ishte këtu për ta parë atë. Nuk mund ta besoj se është hera e parë që ajo po martohet.”, shtoi Kris. Kujtojmë që Travis i propozoi partneres në tetor të vitit të kaluar.

Gati gjashtë muaj më vonë, të dy vendosën të shkëmbenin betimet në një ceremoni në Las Vegas. Megjithatë, çifti ende nuk është martuar ligjërisht.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat