Nga shakaja në emision deri te ‘përplasjet’ online, Donaldi dhe Fifi bëjnë lëmsh rrjetin

Mediale Vip

Nga shakaja në emision deri te ‘përplasjet’ online, Donaldi dhe Fifi bëjnë lëmsh rrjetin

Më: 1 maj 2022 Në ora: 07:31
Fifi/ Donald

Emisoni i Donaldit dhe Romeos, “Më lër të flas”, nisi mbrëmjen e djeshme në Top Channel, por më shumë se emisioni sot në rrjet u diskutua një shaka e bërë nga Donaldi. Ndërsa ai po i tregonte këngëtarit Mozzik ambientet e shtëpisë së Big Brother, i tha se ky është vendi ku ra Fifi, duke vendosur një lule në vendin ku Fifi humbi ndjenjat në një prej puntatave live.

Pas kësaj, Fifi reagoi me një video në Instagramin e saj, duke u shprehur:

"Të gjithë e dinë arsyen pse unë kam dalë nga Big Brother, ashtu siç dinë se që nga momenti kur kam dal, kam refuzuar ta shikoj atë skenë. Sot, shoh atë lulen në tokë, që gjasme "këtu vdiq Fifi", atëherë unë po ju them përgatituni për gjyqin.”

Ndërsa gjithë portalet u pushtuan nga lajmi për prishjen e marrëdhënies mes Donaldit dhe Fifit dhe “gjyqit” mes tyre, rezultoi se gjithçka paska qenë një lojë.

Donaldi publikoi një Story në Instagram, ku shprehej:

“Tani po shikoj këto komentet në Instagram në lidhje me skeçin që kam bërë dje për Fifin. Nuk e kuptoj Fifin, tha se do ndjekë anën ligjore, s’e kuptoj ku është problemi. Edhe unë jam gati ta ndjek anën ligjore, po bëj gati avokatët e mi…”

Në atë moment ai ndërpritet nga Fifi, e cila ishte në një tavolinë me të, duke zbuluar se gjithçka ishte një lojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat