Dua Lipa e Dafina Zeqiri perfomojnë në një nga festivalet më të mëdha muzikore në Evropë

Mediale Vip

Dua Lipa e Dafina Zeqiri perfomojnë në një nga festivalet më të mëdha muzikore në Evropë

Më: 1 maj 2022 Në ora: 18:51
Dafina Zeqiri

Dua Lipa dhe Dafina Zeqiri do të performojnë së bashku në festivalin muzikor “Roskilde”, përkrah këngëtarëve të njohur nga mbarë bota.

Dafina Zeqiri përmes një postimi në llogarinë zyrtare në “Instagram”, ka bërë të ditur edhe pjesëmarrësit që do të jenë në këtë festival, ku shihet edhe Dua Lipa dhe emra të tjerë nga industria e muzikës.

“Ndihem e nderuar që do të performoj në ‘Roskilde Festival’ më 2 korrik. Sigurohuni që të merrni biletat tuaja”, ka shkruar ajo.

“Festivali Roskilde” është një festival muzikor danez që mbahet çdo vit në jug të “Roskilde’.

Është një nga festivalet më të mëdha të muzikës në Evropë dhe më i madhi në Nordikët.

Më poshtë janë të paraqitur edhe këngëtarët që do të marrin pjesë në këtë festival dhe datat kur ata do të performojnë. /KultPlus.com

Image
Foto/ Instagram
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat