I premtoi udhëtim në Turqi ose 500 euro, Labi flet në Facebook me punëtorin e lënduar nga Suhareka

Mediale Vip

I premtoi udhëtim në Turqi ose 500 euro, Labi flet në Facebook me punëtorin e lënduar nga Suhareka

Më: 4 maj 2022 Në ora: 20:22
Labi dhe Punëtori nga Suhareka

Para disa ditësh, një punëtorit të pastrimit në Suharekë iu rrezikua jeta.

E kjo pas hedhjes së mbeturinave nga një qytetar i pandërgjegjshëm, mbeturina këto që i shkaktuan dëme punëtorit në fjalë.

Për këtë rast pati reagime të ndryshme në rrjete sociale, ku pasi u identifikua punëtori i lënduar, reagoi edhe këngëtari Labinot Tahiri, i cili i premtoi punëtorit 500 euro ose një udhëtim në Turqi.

“U ndjeva mirë që kryetari i shkëlqyer nga Suhareka , z. Muharremaj , ju ka dhuruar mirënjohje, por, më lejoni që me dashamirësinë time shpirtërorë e shqiptare të ju shpërblejë me një udhëtim se bashku me familjen në Turqi ose në vlerë të këtij udhëtimi 500-700 €, të u’a dhuroj para nga mbrëmja ime që sonte do ta mbaj në Prishtinë”, deklaroi Labi.

Ndërsa punëtori i lënduar i pastrimit Gentian Qamaj, iu përgjigj këngëtarit përmes disa komenteve ku e falënderoi për përkrahje dhe i tha se do jetë çdo herë në shërbim të popullit.

“Përshëndetje Falënderoj nga zemra Labinotin shumë shumë dhe te gjithë ju qe po komentoni dhe keni shpreh dëshirë për mu un janë Gentian Qamaj jam punëtori i cili u rrezikova dhe do jem gjithmonë ne shërbim dhe punëtor i popullit ton”, ka komentuar Qamaj në postimin e Tahirit.

Ndërsa Tahiri i replikoi duke i thënë se do ta vizitojë atë në Suharekë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat