Eleganca mbrëtërore zbret mbi kulmin e tempullit te dijes - Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, nga “Flora S”

Mediale Vip

Eleganca mbrëtërore zbret mbi kulmin e tempullit te dijes - Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, nga “Flora S”

Më: 7 maj 2022 Në ora: 12:12
Flora Suldashi

Kreatorja e mirënjohur nga Gjermania, Flora Suldashi, ka qëndruar për një kohe në Kosovë, gjatë kësaj kohe ajo ka qenë në kërkim të kooperacioneve të reja dhe e inspiruar ka realizuar disa foto shumë artistike, duke prezantuar kreacionet e saja perfekte që i rezistojnë kohës…gjithnjë me një elegancë të perkryer brenda kufijve të imagjinatës, duke shpalosur të bukurën por në mënyrë të sofortifikuar për t'i lënë vend fantazisë….

Kësaj radhe ajo na paraqitet si modele dhe vetë prezanton kreacionet e saja te stilit mbretëror, duke përcjellë një mesazh se të gjitha femrat duhet të ndihen si mbretëresha pasi janë shtylla e njerëzimit, ajo ka lozur mrekullisht këtë rol duke i dhënë veshjes hije të rëndë dhe duke lidhur në harmoni veshjen me ambientin dhe seriozitetin e „tempullit të dijes“ duke sjellë diçka të bukur dhe që i reziston kohës ….

Fotot sipas dëshirës së Florës janë realizuar mbi mbulojën në formë te plisave të Bibliotekës Kombëtare, aty ku dikur Flora ka kaluar orë të tëra mbi librat… Emocione të veçanta si duket e kanë kapluar, andaj vërehet edhe në foto magjia që ajo reflekton...

Image
Flora Suldashi

Veshjet që ka prezentuar janë unikate me një elegancë klasike në stil mbretëror, të kombinuara me perla origjinale dhe kurorë trëndafilash krijuar nga ajo, që çdo femër e paraqesin madhështore dhe me autoritet, ashtu siç Flora dëshiron t'i sheh të gjitha gratë shqiptare.

Image
Flora Suldashi

Për realizimin e këtij seti fotografik, Flora ka bashkëpunuar me firma te vjetra prishtinase që të promovohet kryeqyteti dhe sa më shumë të reflektohet fryma e tij, si „Foto RINIA“ - fotograf Endrit Hoti, materialet nga firma e vjetër „PACIFIK“ e Jeton Beselicës dhe studion e vjetër të ondullimit „QUEEN“ të Fatmire Gerbeshit.

Image
Flora Suldashi
Image
Flora Suldashi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat