Përfundon gjysmë finalja e parë e Eurovizionit, Shqipëria nuk kaloi garën - këto janë shtetet që prekën finalen

Mediale Vip

Përfundon gjysmë finalja e parë e Eurovizionit, Shqipëria nuk kaloi garën - këto janë shtetet që prekën finalen

Më: 10 maj 2022 Në ora: 18:46 Përditësuar në ora: 23:16 më 10.05.2022
Pamje nga performanca e Ronela Hajati

​Ronela Hajati nuk kualifikohet në finalen e madhe të Evrovizionit

Ka përfunduar mbrëmja e parë gjysmëfinale e edicionit 66 të këngës së Evrovizionit në Torino.

Këngëtarja Ronela Hajati, e cila përfaqësoi Shqipërinë me këngën “Sekret”, nuk arriti të kualifikohej për skenën e madhe magjike të finales në 14 majit.

Në finalen e madhe shkojnë Zvicra, Armenia, Islanda, Lituania, Portugalia, Norvegjia, Greqia, Ukraina, Moldavia, Holanda.

Momenti kur Ronela Hajati bën shqiponjën dhe valëvitet flamuri kombëtar shqiptar në “Eurovision 2022”

Ka filluar nata e parë gjysmëfinale e Festivalit Evropian të Këngës “Eurovision 2022”.

Artistja Ronela Hajati, e cila sivjet përfaqëson Shqipërinë, ka bërë hapjen e festivalit me “Sekret”.

Ajo ka bërë një interpretim të mrekullueshëm me një koreografi të veçantë të përgatitur prej disa muajsh me balerinën Klaudia Pepa.

Derisa ishte duke kënduar, duartrokitjet e brohoritjet nuk u ndalën nga publiku të cilët duket se e mirëpritën këtë projekt.

Krejt në fund, Hajati bëri shqiponjën si dhe në sallë nuk mungoi flamuri kombëtar shqiptar i cili po valëvitej nga mbështetësit e 32-vjeçares.

Nata e dytë gjysmëfinale mbahet më 12 maj, kurse finalja e madhe pritet të mbahet të shtunën (14 maj).

Në edicionin e 66-të të Eurovisionit do të konkurrojnë gjithsej 17 vende, ndërsa vetëm dhjetë prej tyre do të kualifikohen në finalen e madhe të së shtunës.

“Eurovision 2022” është duke u zhvilluar në arenën “Pala Alpitour” në Torino të Italisë.

Moderatorët në këtë edicion janë: Mika, Laura Pausini dhe Alessandro Cattelan. 

Fillon Eurovisioni, Shqipëria do të hapë festivalin

Para pak minutash ka filluar Eurovisioni i cili prezantohet nga Laura Pausini, Alessandro Cattelan e Mika.

Në këtë edicion marrin pjesë 40 vende nga Evropa, përcjell “Bota sot”.

Ndërsa këtë herë edicionin do ta hapë Shqipëria me këngëtaren Ronela Hajati.

Këngën që do ta këndoj ajo quhet “Sekret”.

Pak minuta para Eurovisionit, Ronela Hajati nxjerr fotografitë e para! Ja si duket

Teksa edhe pak minuta na ndajnë nga fillimi i natës së parë të Eurovision 2022, kanë dalë fotografitë e para të këngëtares Ronela Hajati që përfaqëson Shqipërinë në këtë kompeticion.

Do të jetë pikërisht Ronela Hajati ajo që do të bëjë hapjen e edicionit, e cila do të performojë këngën “Sekret”.

Vihet re që ajo është veshur e gjitha me rozë dhe do të shoqërohet nga katër djem balerinë dhe koreografia Klaudia Pepa.

Ronela shfaqet shumë e qeshur dhe e emocionuar njëkohësisht.

Ndërkohë, më herët, artistja ka publikuar edhe mënyrat se si do të mund të votohet për të dhe shtetet nga të cilat mund të bëhet kjo.

Kënga e Evrovizionit nis sonte, Ronela Hajati këndon e para

Shqipëria do të hapë sot e para Festivalin evropian të këngës Eurovision Song Contest 2022, që zhvillohet në Torino, Itali, nga 10-14 maj.

Këngëtarja Ronela Hajati me këngën “Sekret”, do të ngjitet e para në skenën e festivalit më të madh evropian të këngës.

Kënga “Sekret” është ndër më të klikuarat dhe të pëlqyerat këtë vit. Këngëtarja do të shoqërohet nga një trupë balerinësh dhe Kladia Pepa në performancën e saj.

Ronela Hajati me këngën “Sekret” u shpall në dhjetor të 2021 fituese e edicionit të 60-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.

Festivali Evropian i Këngës do të prezantohet nga Laura Pausini, Alessandro Cattelan e Mika. Në këtë edicion marrin pjesë 40 vende nga Evropa.

Natën e parë të festivalit do të këndojnë: Ronela Hajati, Sekret (Shqipëria), Citi Zeni: Eat Your Salad (Letonia), Monika Liu: Sentimental (Lituania), Marius Bear: Boys do Cry (Zvicra), LPS (Last Pizza Slice): Disko (Sllovenia), Kalush Orestra: Stefania (Ukraina), Intelligente Music Project: Intention (Bullgaria), S10: De Diepte (Paesi Bassi) Zdob şi Zdub & Fraţii Advahov: Trenuleţul (Moldavia), MARO: Saudade saudade (Portugalia), Mia Dimšić: Guilty Pleasure (Croazia), Reddi: The Show (Danimarca), LUM!X & Pia Maria: Halo (Austria), Systur (Sigga, Beta and Elín): Með Hækkandi Sól (Islanda), Amanda Georgiadi Tenfjord: Die Together (Greqia), Subwoolfer: Give That Wolf a Banana (Norvegjia), Rosa Linn: Snap (Armenia).

Vitin e kaluar grupi muzikor italian “Maneskin” fitoi Eurovision Song Contest 2021 me këngën “Zitti e Buoni”, me 524 vota./ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat