Lirohet këngëtarja Elsa Lila?

Mediale Vip

Lirohet këngëtarja Elsa Lila?

Më: 10 maj 2022 Në ora: 19:57
Elsa Lila

Mediat shqiptare raportuan së fundmi se është liruar këngëtarja e njohur shqiptare, Elsa Lila.

Avokati Saimir Visha tregoi për emisionin “Task Force” me Sonila Meçon në Syri Tv se mbesa e tij, Elsa Lila, është e lirë dhe janë pushuar të gjitha akuzat ndaj saj.

“Jam kthyer sot nga Italia. Kam drekuar me të. Janë pushuar të gjitha akuzat. E gjitha një keqkuptim. Pafajësia e saj ka qenë që në momentet e para”, tha ai.

“Kam qenë me të. Më vjen turp që bashkëpunëtorët tanë, kanë vjellur vrer për Elsën”, tha më tej Visha.

Lila u arrestua më 16 mars nga policia italiane pasi ishte pjesë e një grupi trafikimi droge.

E njëjta ishte arrestuar së bashku me 12 persona të tjerë, në mesin e tyre edhe disa boksierë që operonin në zonën e Acilias në Romë.

Sipas raportimeve që u bënë nga mediat italiane, autorja e këngës “Diferenca je ti” mbante llogaritë e grupit të trafikut të drogës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat