Zbulohet arsyeja pas fotos së Luanës në makinë që shqetësoi fansat

Mediale Vip

Zbulohet arsyeja pas fotos së Luanës në makinë që shqetësoi fansat

Më: 10 maj 2022 Në ora: 23:43
Luana Vjollca

Luana Vjollca ditëve të fundit është komentuar në media.

Moderatorja dhe këngëtarja së fundi kishte fshirë të gjitha postimet nga ‘Instagrami’.

Pak më vonë ajo u shfaq me shenja në fytyrë që tregonin se kishte pasur një përballje fizike me dikë.

Image
Luana Vjollca/Instagram

E si duket ajo gjendje e saj ishte për një projekt të saj të ri të quajtur “Thuaje”.

“Pas një viti…”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë njërit prej postimeve të shpërndarë në ‘Instagram’.

Image
Luana Vjollca/Instagram

Ndërkaq, në një postim tjetër publikoi një video shumë emocionuese ku shihet rrugëtimi i karrierës së saj ndër vite.

Kohë më parë, ajo kishte folur lidhur me këtë projekt teksa shtoi: “Tani, prioriteti im është një projekt personal, i cili më shumë se gjithçka tjetër është zëri im i brendshëm, i cili dua fort të shërbejë edhe si zëri i secilit prej jush, për të tejkaluar çdo sfidë të jetës. #Thuaje”, tha ajo.

Image
Luana Vjollca/Instagram

Në bazë të disa pamjeve që janë publikuar në rrjete sociale dyshohet se po sjell projekt ndërgjegjësues për femrat.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat