“Familja nuk më ka përkrahur”/ Ronela Hajati në një rrëfim të sinqertë në “A live night”: Babai më thoshte..

Mediale Vip

“Familja nuk më ka përkrahur”/ Ronela Hajati në një rrëfim të sinqertë në “A live night”: Babai më thoshte..

Më: 14 maj 2022 Në ora: 22:42
Ronela Hajati

Këngëtarja Ronela Hajati, e cila tashmë ka ngjitur shkallë të larta në karrierën e saj, duket se fillimet e saj nuk i ka pasur të thjeshta.

E ftuar në “A live night”, në një rrëfim të sinqertë, Ronela tregoi se familja e saj nuk e ka mbështetur, pasi nuk e mendonin se do ishte profesioni i saj në të ardhmen.

Ajo shtoi se përpos faktit që nuk e mbështesnin, ata gëzoheshin kur merrnin fjalë të mira kur ajo performonte nëpër festivale.

Unë jam vajzë e vetme, nuk kam as vëlla as motër. Të shtëpisë time, relativisht nuk më kanë ndjekur nga pas, derisa e zgjodha si profesion muzikën, nuk kanë qenë dashamirës së kësaj gjëje. Donin që muzika të ishte një kulturë, një plus që unë të dija, përpos profesionit që nuk e mendonin të ishte muzika. Ndaj nuk është se më kanë përkrahur shumë në investim, sepse muzika në fillim do investim derisa të njihesh, këtë nuk e kam pas. Babi më thoshte nëse vlen do ecësh vetë, nuk më ke shumë për këtë gjënë. Por, gëzoheshin që merrnin fjalë të mira, kur dilja në festivale. Unë karrierën e kam ndërtuar nga festivalet se klipet ishin shumë të shtrenjta. Nisa live dhe pagesat ishin shumë të ulta”, tregoi Ronela në “A live night”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat