E pakënaqur nga puna me Era Istrefin, fotografja befason me deklaratën

Mediale Vip

E pakënaqur nga puna me Era Istrefin, fotografja befason me deklaratën

Më: 16 maj 2022 Në ora: 17:34
Lena Nikolaj dhe Era Istrefi

Lena Nikolaj është shqiptarja që po korr sukses në USA përmes fotografisë. Ajo ka udhëtuar në 25 shtete të ndryshme dhe ka realizuar fotografi nga më të bukurat.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Lena rrëfeu gjithçka, nga si i ka nisur pasioni për fotografinë, deri te puna me këngëtaren e njohur, Era Istrefi.

“Është pak për të qeshur në fakt. Unë kam lindur në Michigan dhe flisja në shqip, gegnisht. Por u futa në kurset e anglishtes dhe e harrova. Në moshën 24-vjeçare fillova të dilja me një djalë shqiptar dhe nisa të mësoja gjuhën shqipe, por nuk ja dola.

Unë kam punuar me Era Istrefin, punoja me orë të gjata dhe pagesa nuk ishte shumë e mirë. Edhe aty ndalova dhe thash që kjo është diçka shumë e mirë dhe që mund ta eksplorojë më tej. Kur isha në Bali e kuptova më shumë.

Unë udhëtoj vetëm dhe kam qenë në shumë vende që kam bërë foto si Italia, Shqipëria, Sllovenia, që nuk e dija që mund të ishte aq e bukur. Kam qenë në shumë shtete dhe fotot kanë dal shumë të bukur. Në Bali do të rikthehesha se më pëlqen shumë, në Itali po ashtu”, u shpreh ajo.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat