Drejtori artistik i Eurovision zbulon bisedën me Ronela Hajatin

Mediale Vip

Drejtori artistik i Eurovision zbulon bisedën me Ronela Hajatin

Më: 16 maj 2022 Në ora: 22:03
Ronela Hajati

A e refuzoi Luca Tommassini Shqipërinë? Sipas fjalëve të shprehura nga drejtori artistik gjatë një interviste në “Oggi è un altro giorno” në Rai 1, duket se po.

Koreografi dhe balerini i njohur, i cili ka drejtuar performancën e Ana Gjebreas në “Eurovision Junior”, deklaroi se Ronela Hajati e ka telefonuar në lidhje me performanëcn e saj. Ai zbuloi se “ka refuzuar Shqipërinë” pasi këngëtarja i ka thënë se në skenë do të bëjë çfarë të dojë.

“Ronela Hajati është shumë e njohur në Shqipëri. Nuk dëshiron asnjëher t’i thonë se çfarë të bëjë. Në bisedën që kemi pasur më parë kur më ka telefonuar, kam pasur frikë. Sepse më tha “ne le të bëjmë mbledhje, prova dhe të gjitha por në skenë do të bëj çfarë të dua.” Dhe kështu i thashë jo. Dhe ja unë jam këtu, ajo po kthehet për Shqipëri. Nuk jam penduar që refuzova.”– u shpreh ai.

Luca Tommassini, është një balerin dhe koreograf i njohur ndërkombëtarisht. Ai drejtoi performancën e Anna Gjebreas, e cila përfaqësoi Shqipërinë me këngën “ Stand by you”.

Kujtojmë se Ronela Hajati u shndërrua në kryefjalën e mediave, jo vetëm shqiptare, por edhe ndërkombëtare. Duket se performanca e saj në “Eurosong” nuk është pëlqyer nga mediat ndërkombëtare, që jo vetëm e renditën atë në 3 këngët më të këqija, por nuk i kursyen as ironitë me performancën si dhe këngën e këngëtares sonë.

Nga ana tjetër ajo iu kundërpërgjigj të gjitha kritikave dhe komenteve negative me një status ironik në rrjetet sociale. “Ore Shqipe, po na këndoni ndonjë këngë tjetër të Eurovision apo vetëm timen keni qejf? Sa të mirë që jeni. Në fakt mua më shumë më pëlqeu si u duka. Si shpirt! #shqipëriaderinëvdekje #askushnuktëdosashqipet”, shkruan këngëtarja në një postim në “Instastory”, duke iu referuar komenteve negative që sipas saj më së shumti kanë qenë nga shqiptarët.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat