Bora dhe Donaldi së bashku në event, Dalina Buzi tregon të vërtetën: Ishim në të njëjtën tavolinë

Mediale Vip

Bora dhe Donaldi së bashku në event, Dalina Buzi tregon të vërtetën: Ishim në të njëjtën tavolinë

Më: 18 maj 2022 Në ora: 22:23
Bora, Donaldi

Në rrjetet sociale kanë qarkulluar këto ditë fotot e Bora Zemanit dhe Donald Veshaj, në një histori të shkuar dashurie së bashku, teksa bisedojnë në një event ku ishin të pranishëm të dy.

Sonte në “Goca dhe Gra”, moderatorja Dalina Buzi, që po ashtu ishte e pranishme në sfiladën e stilistin Valdrin Sahiti tregon si e pa situatën.

“Ishim të ndarë në tavolina. Një tavolinë ishte tavolina e Top Channel.

Ishte Sara Hoxha, Lori Hoxha, Bora, qëlloi dhe Donaldi me Romeon. Unë si e pranishme atje pashë dy njerëz të edukuar që flasin. Antonela nga ana tjetër ishte me Beatriksën. Si rastësi qëlloi që ai të ishte në një tavolinë dhe me ish-in”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat